Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, priti komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, për të diskutuar mbi gjendjen e përgjithshme të sigurisë në rajon.
Temë qendrore e takimit ishte rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me KFOR-in për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, pa dallim komuniteti. Peci falënderoi KFOR-in për kontributin e tij në ruajtjen e paqes, lirinë e Kosovës dhe stabilitetin në vend dhe rajon.




