Gjykata e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë pranoi si provë një intervistë të Isni Kilajt, dhënë për prokurorët gjatë kontrollimit dhe sekuestrimeve në vendbanimin e tij. Intervista u shtua në listën e provave materiale pas një kërkese të Prokurorisë, ndërsa Mbrojtja kishte kundërshtuar pranimin e saj. Kilaj hoqi dorë nga e drejta për heshtje dhe për të pasur avokat gjatë intervistës, duke konfirmuar të drejtat e tij sipas ligjit. Gjykatësi vlerësoi se ai ishte informuar qartë për akuzat dhe juridiksionin e Dhomave, dhe çdo deklaratë e dhënë mund të përdorej kundër tij në gjykatë. Ky zhvillim është pjesë e çështjes që përfshin Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Kilajn dhe Hajredin Kuҫin për pretendime ndikimi të paligjshëm ndaj dëshmitarëve.




