I dërguari i posaçëm për dialog Peter Sorensen njoftoi zhvillimin e parë të takimit trepalësh të Komisionit të përbashkët për të pagjeturit, i krijuar sipas marrëveshjes Kurti–Vuçiq në maj 2023.
Komisioni ka për qëllim të zbardhë fatin e personave të pagjetur, të ofrojë të vërtetën për familjet e tyre dhe të kontribuojë në paqen dhe pajtimin e qëndrueshëm.
Ai do të mbështesë Grupin punues të udhëhequr nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe do të ndihmojë në zgjidhjen e mospajtimeve gjatë procesit.
Sorensen theksoi se BE-ja ka pritshmëri të mëdha nga ky komision për mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet e prekur dhe për zbatimin efektiv të Deklaratës për të pagjeturit.




