Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka sqaruar se pas raportimeve për mungesë hapësirash në burgje, aktualisht ka rreth 800 shtretër të lirë dhe kapacitetet janë të mjaftueshme për pranimin e të burgosurve të rinj.
Sipas ShKK-së, aktualisht mbahen 1,758 të burgosur, ndërsa pretendimet për mungesë hapësirash nuk qëndrojnë.
Njoftimi vjen për të informuar publikun saktë dhe për të parandaluar keqinformimin, duke theksuar gjithashtu bashkëpunimin me Policinë e Kosovës për përdorimin e përkohshëm të objektet e njëri-tjetrit në situata të veçanta.




