Presidentja Vjosa Osmani ka arritur marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të ri të gjinekologjisë në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Presidenca, punimet për realizimin e projektit tashmë kanë nisur, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, SHSKUK-në dhe institucionet përkatëse të Emirateve.
Projekti u cilësua me rëndësi të veçantë për shëndetësinë, ndërsa u shpreh mirënjohje për mbështetjen e presidentit të EBA-së, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.




