Deputeti Shaip Kamberi ka reaguar pas ftesës nga gjykata për kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor.
Kamberi e cilëson këtë veprim si vazhdim të përndjekjes institucionale dhe mohimit të së drejtës për shprehje të identitetit kombëtar të shqiptarëve në Serbi, duke theksuar se përdorimi i flamurit nuk është krim dhe bie ndesh me standardet evropiane të të drejtave të njeriut.




