Ipswich Town ka konfirmuar transferimin e mesfushorit shqiptar Anis Mehmeti nga Bristol City. Reprezentuesi i Shqipërisë ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029 dhe do të mbajë fanellën me numër 33.
Mehmeti vjen pas një forme të mirë në Championship, me tetë gola dhe gjashtë asistime në gjysmën e parë të sezonit 2025/26, ndërsa Ipswich synon ngjitjen në Premier League.




