Gjatë një aksioni të gjerë të zhvilluar sot në Komunën e Prizrenit, Prokuroria Themelore dhe Policia e Kosovës kanë ndaluar 109 persona të dyshuar për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Kryeprokurori Petrit Kryeziu bëri të ditur se të ndaluarit dyshohen për vepra penale që përfshijnë falsifikim të rezultateve zgjedhore, presione dhe kanosje, si dhe dhënie e marrje të ryshfetit.
Ai theksoi se disa dëshmitarë kanë bashkëpunuar duke treguar për presionet e ushtruara dhe se hetimet do të vazhdojnë edhe më tej, duke paralajmëruar se kushdo që cenon vullnetin e qytetarëve do të përballet pa kompromis me forcën e ligjit.




