Një ligjëratë mbi Gjykatën Speciale e mbajtur në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë ka nxitur reagime në opinion.
Nxënësit kanë plotësuar formularë vlerësimi, ku disa shprehën pakënaqësi dhe njëri prej tyre shkroi mesazhin “Free Hashim Thaçi”.
Nasim Haradinaj, duke folur në emisionin “Kosova Live”, kërkoi ndërhyrjen e Prokurorisë dhe mbylljen e organizatës që e mbajti ligjëratën, duke e konsideruar aktivitetin të papranueshëm.




