Pas kërkimeve intensive, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjetur personin 30-vjeçar S.P., i cili ishte zhdukur më 21 janar nga fshati Jezercë.
Sipas policisë, S.P. ishte nisur me një veturë BMW drejt Ferizajt dhe dyshohet se kishte shkaktuar një aksident trafiku. Pas raportimit të zhdukjes, forcat policore, Forenzika Rajonale, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit, Njësia K-9 dhe Brigada e Zjarrëfikësve nisën kërkime intensive.
Më 23 janar, një qytetar njoftoi praninë e personit në fshatin Budakovë të Suharekës, pranë “Gurra e Kadisë”. Pas verifikimeve, S.P. u transportua për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Policia falënderon qytetarët dhe strukturat e përfshira, veçanërisht qytetarin B. Osmani, 54 vjeç, për ndihmën në gjetjen e personit.





