Shoqata e Transportuesve MAKAM-TRANS në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar një protestë më 26 janar, e cila do të mbahet në territorin maqedonas në kufi me Kosovën, duke nisur nga ora 12:00.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës njofton se për shkak të protestës do të mbyllet qarkullimi për transportuesit e mallrave në anën maqedonase, ndërsa nga ana e Kosovës pritet të krijohen kolona të gjata kamionësh që do të presin për të kaluar kufirin.
Qytetarët dhe transportuesit këshillohen të planifikojnë rrugët e tyre dhe të jenë të përgatitur për pritje në kufi.




