Ismet Kryeziu nga KDI ka deklaruar se arrestimi i komisionerëve që manipuluan votat për kandidatë përbën një dallim të qartë nga praktikat e mëhershme në trajtimin e krimeve zgjedhore.
Sipas tij, ky veprim nuk përfaqëson ende një ndryshim sistemik, por lidhet drejtpërdrejt me integritetin profesional dhe guximin institucional të Kryeprokurorit Petrit Kryeziu, të cilin e vlerëson si shembull pozitiv të funksionimit të drejtë të prokurorisë.
Kryeziu thekson se për të garantuar sundimin e ligjit dhe zgjedhje të lira e të ndershme, nevojitet edhe angazhimi i gjyqtarëve me të njëjtin nivel integriteti dhe guximi institucional.




