Përfaqësues të OVL UÇK-së kanë pritur znj. Carol Whitmore, Komandante e Përgjithshme e Veteranëve Amerikanë, e shoqëruar nga drejtori ekzekutiv i zyrës së kësaj organizate në Uashington, Ryan Gallucci.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin mes organizatave të veteranëve, rolin e tyre në ruajtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe përvojat e përbashkëta në shërbim të paqes dhe stabilitetit.
Si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen ndaj Kosovës, kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i ndau znj. Whitmore një mirënjohje. Takimi u zhvillua në frymë respekti dhe miqësie të ndërsjellë.




