Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2 mijë e 269 tiketa trafiku.
Policia ka arrestuar 126 persona, prej të cilëve 119 janë dërguar në mbajtje. Po ashtu, janë regjistruar 18 aksidente me të lënduar dhe 45 aksidente me dëme materiale.





