Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se fletëvotimet dhe materialet e tjera zgjedhore shkatërrohen pas përfundimit të procesit zgjedhor, pasi kjo është një detyrim ligjor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Ekonomia Online tha se materialet që janë pjesë e hetimeve apo procedurave gjyqësore nuk asgjësohen, ndërsa një pjesë e tyre ruhet për qëllime trajnimi të stafit në zgjedhjet e ardhshme.




