Anëtarja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka përkrahur vendimin për rinumërim të votave, duke e cilësuar alarmuese diferencën mes votës dhe tjetërsimit të saj. Ajo për Ekonomia Online tha se përgjegjësia duhet të shkojë deri te nivelet më të larta politike.
Ndërkohë, Prokuroria në Prizren ka ndaluar 109 persona për 48 orë lidhur me dyshimet për manipulim të votave në QNR dhe QKN.




