SBASHK paralajmëron se vonesat në formimin e institucioneve pas rinumërimit të votave mund të shkaktojnë bllokada buxhetore dhe vonesa të pagave për mësimdhënësit, policët dhe administratën.
Kryetari Rrahman Jashari kërkoi nga qeveria e re rikthimin e dialogut me sindikatat dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura në arsim.




