Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, thekson se individët dhe komisionerët e përfshirë në manipulime votash brenda subjekteve politike nuk do të kenë amnisti dhe se hetimet duhet të shkojnë deri në fund.
Ai nënvizon rolin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! si mbrojtëse e vullnetit të lirë të qytetarëve dhe integritetit të procesit zgjedhor.
Sipas tij, Republika e Kosovës është shembull demokracie në rajon, ndërsa adresimi ligjor dhe ndëshkimi i manipulimeve janë të domosdoshme për ruajtjen e besimit publik. Vota është e lirë dhe do të mbrohet pa kompromis.





