Nën masa të shtuara sigurie, të dyshuarit për manipulim të votave janë futur sot në Gjykatën Themelore të Prizrenit, disa prej tyre të maskuar me kapela. Në gjykatë ka mbërritur edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj.
Gjykata ka njoftuar se sot do të mbahen seanca dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj 109 personave të ndaluar më 23 janar 2026, të dyshuar për vepra penale kundër të drejtës së votimit.




