Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan priti në Stamboll ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë, në kuadër të Platformës së Paqes në Ballkan.
Në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, sfidat rajonale, siguria, energjia, teknologjia dhe transporti. Erdogan theksoi rëndësinë e solidaritetit rajonal dhe veprimit të përbashkët, duke nënvizuar angazhimin e Turqisë për paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë.




