Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar 110-vjetorin e rënies së Isa Boletinit, duke e cilësuar atë si burrin që e bëri lirinë betim dhe atdheun amanet.
PDK theksoi se Boletini nuk është vetëm hero, por edhe ndërgjegje kombëtare që kujton se liria fitohet dhe mbrohet brez pas brezi, duke nderuar jetën dhe veprën e tij dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë e kombit shqiptar.





