Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe një sasi eksplozivi në një shtëpi të braktisur në fshatin Jagnjenicë, komuna e Zubin Potokut.
Gjatë kontrollit u konfiskua një pushkë M48, 244 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë të zbrazët dhe eksploziv, i cili u tërhoq në mënyrë të sigurt nga njësia EOD.
Rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe hetimet po vazhdojnë, pa persona të arrestuar deri më tani.




