Niveli i lartë i yndyrnave në gjak rrit rrezikun për sëmundje të zemrës dhe diabet. Shkaktarë kryesorë janë ushqyerja e pasur me yndyrna, mbipesha, sëmundjet e mëlçisë, tiroides ose veshkave, si dhe duhanpirja dhe alkoli. Nivelet normale të triglicerideve duhet të jenë nën 150 mg/dl.
Ekspertët rekomandojnë mënyra natyrale për uljen e yndyrnave:
Kufizimi i sheqerit: Zëvendësoni ëmbëlsuesit me fruta të freskëta.
Eliminimi i bukës dhe makaronave të bardha: Zgjidhni drithëra të plota, elb, perime dhe arrorë.
Aktiviteti fizik: 30 minuta në ditë, 5 herë në javë, për të përmirësuar metabolizmin e yndyrnave.
Shmangia e yndyrnave të ngopura: Ulni mishin e kuq, gjalpin dhe djathin; përdorni vajra vegjetalë natyralë.
Kufizimi i alkoolit: Reduktoni konsumimin e tij për të shmangur konvertimin e kalorive në yndyrna.
Rënia në peshë: Humbja e 5–10% të peshës trupore ul ndjeshëm trigliceridet.
Ushqimet më të mira për uljen e yndyrnave janë tërshëra, fasulet, avokadot dhe peshku, të cilat ndihmojnë edhe në mbajtjen e zemrës dhe metabolizmit të shëndetshëm.




