Presidentja e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër ka takuar mërgatën kosovare në Shtëpinë e Kosovës në Davos.
Ajo theksoi se mërgimtarët janë burim krenarie për Kosovën me sukseset e tyre dhe falënderoi ata për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit.