Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar se në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që do të mbahet më 31 janar 2026, do të kërkojë besimin e delegatëve për ta udhëhequr partinë, pas dorëheqjes së kryetarit Lumir Abdixhiku si pasojë e rezultatit zgjedhor.
Hoti falënderoi strukturat drejtuese dhe anëtarësinë e LDK-së për përkushtimin e tyre ndër vite, duke theksuar se synon një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje me statutin e partisë.
Ai u zotua për ringritjen politike dhe organizative të LDK-së, ndërtimin e një partie të hapur dhe konkurruese, si dhe rikthimin e saj si alternativë kryesore qeverisëse, të bazuar në demokraci të brendshme, meritë dhe orientim euro-atlantik.




