Legjendat urbane mbi shëndetin na kanë ndjekur gjithë jetën, por shumë prej tyre nuk qëndrojnë.
Sipas AgroWeb.org:
8 gota ujë në ditë? Nuk është e nevojshme. Trupi hidratohet mjaftueshëm kur pini kur jeni të etur. Teprimi mund të shkaktojë overdozë uji.
Vezët janë të dëmshme për zemrën? Jo. Dy vezë në ditë nuk rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiake dhe përmbajnë omega-3.
Ajri i ftohtë shkakton ftohje? Jo. Temperaturat e ulëta nuk shkaktojnë sëmundje; bakteret lulëzojnë më shumë në ambiente të ngrohta.
Multivitaminë çdo ditë? Vetëm me rekomandim mjeku. Ushqimet e pasura me fruta, perime dhe drithëra janë më të rëndësishme.
Mëngjesi ndihmon për rënien në peshë? Ngrënia e mëngjesit nuk garanton humbje peshe; varet nga ushqimet e konsumura gjatë gjithë ditës.
Sheqeri bën fëmijët hiperaktivë? Jo. Sheqeri nuk shkakton hiperaktivitet; prindërit shpesh e fajësojnë gabimisht.
Kërcitja e gishtave shkakton artrit? Jo. Zhurma vjen nga gazrat mes kockave. Megjithatë, teprimi mund të shkaktojë enjtje.
Shëndeti i mirë nuk varet nga mite, por nga informacioni i saktë dhe ushqimi i shëndetshëm.




