Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masa të paraburgimit për njëzetetre (23) të pandehur, lidhur me dyshimin se kanë kryer vepra penale të ndryshme, përfshirë falsifikimin e rezultateve të votimit, kanosjen dhe ryshfetin.
Gjatë ditës së djeshme u mbajtën katër seanca dëgjimore, bazuar në kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prizren. Gjyqtarët e procedurës paraprake vendosën si më poshtë:
Njëzetenjë (21) të pandehurve u caktoi paraburgim një mujor, i cili mund të zgjasë deri më 23.02.2026, për dyshimin se secili ka kryer falsifikim të rezultateve të votimit.
Një (1) e pandehur është paraburgosur për një muaj për falsifikim të rezultateve dhe marrje ryshfeti.
Një (1) tjetër i pandehur, në cilësinë e vëzhguesit, është paraburgosur për një muaj për kanosje dhe dhënie ryshfeti.
Argumentimi i mëtejshëm i këtyre veprave do të shqyrtohet në fazat e ardhshme të procedurës penale.




