Gjatë kësaj jave moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në zonat malore reshjet mund të jenë me borë. Reshjet më intensive priten ditën e hënë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion, sidomos në zonat urbane dhe ato me grumbullim uji.
Temperaturat:
- Minimale: -1°C deri 5°C
- Maksimale: 6°C deri 10°C
Era: Fryn nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi maksimale deri 5 m/s.
Sugjerim për popullatën:
- Shmangni udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve intensive.
- Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe tregoni kujdes të veçantë në zonat me mjegull, veçanërisht gjatë mëngjesit.
Parashikimi ditor:
- E hënë: Vranët dhe reshje shiu, në malësi shi me borë. Tmin: 3–5°C, Tmax: 6–8°C. Era nga juglindja 1–5 m/s.
- E martë: Vranët, vende-vende riga shiu. Tmin: 2–4°C, Tmax: 5–8°C. Era nga verilindja 1–5 m/s.
- E mërkurë: Vranët me intervale dielli; mëngjes mjegull në zona mesatare dhe malore. Tmin: -1–1°C, Tmax: 6–9°C. Era nga verilindja 1–4 m/s.
- E enjte: Vranët, vende-vende riga shiu. Tmin: 1–4°C, Tmax: 7–10°C. Era nga verilindja 1–5 m/s.
- E premte: Vranët, vende-vende riga shiu. Tmin: -1–1°C, Tmax: 6–9°C. Era nga veriperëndimi 1–3 m/s.




