Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka reagur pas ndërprejes së seancës duke thënë se Albin Kurti po e përdorë emrin e Albulena Haxhiut për të zvarritur bllokadën në Kuvend.
“Shihet qartë që z. Kurti po e shfrytëzon edhe emrin e Albulena Haxhiut, jo pse ndoshta insiston që ajo është zgjidhja, por sepse mendon që ka për qëllim ta çojë këtë situatë deri në pamundësi e ndoshta edhe në pafundësi.” – tha Haradinaj.
Ai shtoi se mbetet skeptik nëse do të ketë ndonjë përparim në seancën e orës 22:00, duke thënë se shihet qartë që partia e parë nuk i ka numrat.
“Mendoj që edhe kjo e sontme, në orën 22:00, nuk do të sjellë ndonjë zgjidhje tjetër. Shihet qartë që nuk i ka numrat.” – tha Haradinaj.




