Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim.
Nga fillimi i procesit më 13 janar 2026 e deri më 26 janar, janë rinumëruar 1.729 vendvotime nga gjithsej 2.557, që përbën 67.62 për qind të totalit.
Sipas rezultateve të deritanishme nga rinumërimi, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47.04 për qind të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.70 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.42 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.94 për qind.
Procesi i rinumërimit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në përfundimin e plotë të tij.




