Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, janë arrestuar të hënën në mëngjes A.G dhe R.Z, nën dyshimin për keqpërdorim në prokurim publik.
A.G dyshohet për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa R.Z për “Keqpërdorim dhe Mashtrim në prokurimin publik”. Hetuesit kryen bastisje në Prizren dhe Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike Eko Regjioni dhe një subjekt privat.
Gjatë bastisjeve u sekuestruan një pushkë automatike AK-47 dhe para të gatshme. Prokuroria dhe Policia ritheksojnë përkushtimin e tyre në luftën kundër korrupsionit.





