Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka kritikuar qasjen e partisë në pushtet e veçanërisht atë të Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, duke e cilësuar si autoritare.
Krasniqi mënyrën e udhëheqjes së seancës e ka quajtur si “një vazhdimësi të abuzimit me qytetarët dhe institucionet.”
“Meqenëse vazhdimi i abuzimit u shfaq edhe sot me qasjen autoritare e imponuese nga ana e kryesuesit, dhe ai na ftoi të jemi këtu sërish për në orën 22:00, siç po shihet për të vazhduar talljen me qytetarët, unë nuk po e mbaj fjalën tash, por me mirëkuptim po kërkoj që në vazhdimin e seancës që do e mbajmë në orën 22, ta them atë që e kam planifikuar”. – tha Krasniqi.
Kreu i PDK-së theksoi se përkundër këtij realiteti, partia që ai përfaqëson nuk do të lejojë që një mentalitet autoritar të zërë vend në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar sjelljen e VV-së si përpjekje për të vendosur një “diktat” institucional.




