Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti në takim ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, ku diskutuan për zhvillimet politike, sfidat e Kosovës dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Abdixhiku vlerësoi mbështetjen e Sllovenisë dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë për forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.




