Ministria e Arsimit ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës për shkak të shkeljeve ligjore gjatë procesit.
Ministrja Arbërie Nagavci tha se Këshilli Drejtues duhet të caktojë ushtrues detyre dhe të shpallë konkursin e ri, ndërsa shkeljet e konstatuara do të trajtohen nga organet kompetente.




