Prokuroria Themelore në Prishtinë ka vërejtur mospërputhje në rezultatet e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 në komunën e Drenasit.
Si pasojë, është lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës për të mbledhur informata dhe provat për shkeljet e mundshme.
Prokuroria po ndjek nga afër procesin edhe në komunat e tjera dhe do të analizojë të gjitha rrethanat pas përfundimit të rinumërimit, duke mbrojtur vullnetin e qytetarëve përmes votës së lirë.




