Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar takime zyrtare në Izrael me Haim Bibas, kryetar i Bashkisë së Modi’in-Maccabim-Re’ut dhe i Federatës së Autoriteteve Lokale, ku ka prezantuar mundësitë për investime dhe bashkëpunim në fusha si pushteti lokal, bujqësia, teknologjia, energjia e ripërtëritshme dhe planifikimi hapësinor.
Ai po ashtu ka marrë pjesë në seancën solemne të Knesset-it kushtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku u rikonfirmua miqësia dhe solidariteti i Izraelit me shqiptarët.




