Avdullah Hoti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se data e zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit nuk duhet fajësuar për rezultatin e partisë së tij në diasporë.
Në intervistën për “Pressing”, Hoti theksoi se qytetarët e Kosovës në diasporë kanë të drejtë të plotë vote dhe partitë nuk duhet të taktizojnë me datat për të penguar pjesëmarrjen e tyre.
Ai pranoi se mbështetja për LDK-në jashtë vendit ishte dukshëm më e ulët se e subjektit fitues, por shtoi se zgjidhja nuk është te kritikat për datën, por te rritja e mbështetjes tek diasporës.




