Platforma qytetare “Liria ka emër” njofton se më 17 shkurt, në ora 14:00, do të zhvillojë një marsh për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Ish-deputetja Eliza Hoxha, njëra nga organizatoret, tha për emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova se që nga fillimi i procesit ka vënë re anomali të shumta në mënyrën se si janë trajtuar akterët kosovarë dhe në argumentet mbi të cilat është bazuar gjykata, duke përmendur edhe raportin e Dick Martyt.




