Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka shtyrë afatin për dorëzimin e aplikimeve të operatorëve energjetikë në procesin vjetor të shqyrtimit të tarifave, duke e caktuar datën e re për 28 janar 2026.
Shtyrja u bë pasi kompanitë ende nuk kanë kompletuar dokumentacionin e nevojshëm.
Drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj, tha se pas pranimit të aplikimeve do të kryhet shqyrtim i hollësishëm ligjor, rregullativ dhe financiar.
Ai theksoi se nuk mund të paragjykohet nëse do të ketë rritje të tarifave, dhe çdo vendim do të bazohet në analizën e plotë dhe procesin e konsultimit publik.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, vlerësoi se disa operatorë mund të kërkojnë rritje të të hyrave, çka mund të ndikojë në tarifat për konsumatorët.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të jenë të vëmendshëm ndaj çdo ndryshimi tarifor.
Vendimi përfundimtar i ZRRE-së pritet para fundit të marsit, ndërsa tarifat e reja të energjisë elektrike do të hyjnë në fuqi më 1 prill.




