Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat komerciale në Kosovë gjatë vitit 2025 arriti në 2.684 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 3.8% krahasuar me vitin 2024, sipas të dhënave të Institutit GAP.
Rritja lidhet me zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe kërkesën në rritje për financim nga bizneset dhe qytetarët, edhe pse normat e interesit janë rritur nga 6.1% në 2024 në 6.4% në 2025.
Sipas GAP, sektori bankar ka pasur një trend të qëndrueshëm rritës të kreditimit gjatë dekadës së fundit, pasi vlera e kredive të reja është më shumë se dyfishuar që nga viti 2015, kur ishte rreth 1.1 miliardë euro. Statistikat bazohen në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për periudhën 2015–2025.




