Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, bëri të ditur se mbi 75% e vendvotimeve janë rinumëruar në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve në Prishtinë.
Procesi, që ka filluar më 13 janar dhe përfshin gjithsej 2.557 vendvotime nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, po zhvillohet sipas planit me 76 ekipe të angazhuara.
Elezi njoftoi se rinumërimi pritet të përmbyllet deri në fund të muajit. Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar në fillim të shkurtit, KQZ do të presë afatet ligjore për ankesa para certifikimit të zgjedhjeve.




