Portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj, ka arritur marrëveshje me Tiranën dhe pritet zyrtarizimi i tij shumë shpejt. Bekaj ka nënshkruar kontratë 1.5-vjeçare me klauzolë shkëputjeje gjatë verës, që mund të lejojë një transferim jashtë vendit.
Portieri 28-vjeçar do të jetë lojtari më i paguar në Superiore, me 15 mijë euro në muaj, dhe rikthimi i tij shihet si një mesazh ambicjeje nga Tirana për të shpëtuar nga rënia. Bekaj ka luajtur më parë për Tiranën, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit, dhe ka përvojë nga kampionati turk me Hatayspor.




