Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Janë regjistruar gjithsej 12 aksidente me të lënduar dhe 25 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 2365 tiketa. Po ashtu, janë arrestuar 12 persona, ndërsa 12 janë dërguar në mbajtje.





