Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, kreu I LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kurti e përdorë Kosovën, përderisa të tjerët e ëndërrojnë.
Abdixhiku shtoj se sot përmbyllim afatin 30- ditor, me keqardhje për vendin e mbi të gjitha për nevojat e popullit të Kosovës.
Kreu I LDK-së tha se hera tjetër po afrohet – pas zgjedhjeve lokale, duke u bërë thirrje votuesve që para kutive të votimit pyesni vetën: “Çfarë do t’u themi fëmijëve tanë, kur një shoqëri dikur moderne, një shtet dikur ëndërrimtar, një vend i ndërtuar me mundin e një gjenerate të artë, u bë pre e popullizmit dhe mediokritetit’’.




