Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka pritur në Ambasadën e Kosovës në Uashington Sekretarin e Shtetit të Iowas, Paul Pate, ku u vlerësuan marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së dhe u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e partneritetit mes dy vendeve dhe u ripohën prioritetet e përbashkëta. Sipas njoftimit të Ambasadës, u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme dhe u riafirmua angazhimi për stabilitet dhe demokraci.
“Kosova dhe SHBA-ja ndajnë prioritete të përbashkëta në forcimin e stabilitetit rajonal dhe promovimin e vlerave demokratike, duke u mbështetur mbi miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin e veçantë ndërmjet dy vendeve,” thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Uashington.




