Në stacionin policor në Gjakovë po vazhdon intervistimi i rreth 50 komisionerëve zgjedhorë nga komuna e Malishevës, në kuadër të hetimeve për dyshime mbi manipulimin e rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor.
Në ambientet e stacionit policor janë vërejtur prezencë e shtuar e zyrtarëve policorë dhe automjete policie. Sipas informacioneve të fundit, deri më tani janë ndaluar 18 komisionerë, ndërkohë që edhe persona të tjerë vazhdojnë të merren në pyetje.
Aksioni po zhvillohet nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjakovë dhe ka nisur në orët e hershme të mëngjesit.




