Policia e Kosovës arrestoi një person të dyshuar që ka shtënë me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Zëdhënësja Flora Ahmeti bëri me dije se menjëherë pas informatës, policia ka dalë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Sipas të dhënave fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar.




