Me kalimin e moshës, funksionet e trurit, si kujtesa dhe shpejtësia e përpunimit të informacionit, mund të fillojnë të ulen. Për ta mbajtur mendjen të shëndetshme dhe aktiv, nuk mjafton vetëm aktiviteti fizik, leximi apo ndërveprimet sociale, por edhe ushqimi luan një rol kyç.
Peshqit e pasur me omega-3, si salmoni, skumbria dhe trofta, mbështesin funksionet e trurit dhe zhvillimin e fëmijëve.
Frutat e pyllit, të tilla si boronicat dhe luleshtrydhet, përmirësojnë komunikimin mes neuroneve dhe kujtesën.
Arrorët ofrojnë proteina dhe acide yndyrore të shëndetshme që lidhen ngushtë me shëndetin e trurit, ndërsa perimet si brokoli dhe lakrat e vogla furnizojnë vitaminë K të nevojshme për sinjalet nervore.
Kafeja dhe çokollata e zezë përmirësojnë përqendrimin, humorin dhe mbrojnë shëndetin e zemrës dhe trurit, ndërsa farat e lulediellit, linit dhe kungullit janë burime të shkëlqyera të yndyrnave të shëndetshme dhe antioksidantëve.
Ky kombinim ushqimesh ndihmon trurin të funksionojë më mirë, rrit kreativitetin dhe ruan shëndetin mendor.




