Komandanti i misionit të NATO-së në Kosovë, Gjeneralmajor Özkan Ulutaşh, priti Zëvendëskomandantin e Komandës së Forcës së Përbashkët Aleate Napoli, Gjenerallejtënant Peter Scott, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
Gjatë takimit, Ulutaşh e informoi Scott mbi situatën aktuale të sigurisë dhe riafirmoi angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke vepruar në mënyrë të paanshme dhe transparente.




