Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi në një seancë dëgjimore në Senat se NATO duhet të rikonceptohet, duke e bërë aleancën më të fortë dhe partnerët më të aftë.
Ai theksoi se kjo do t’i japë Shteteve të Bashkuara më shumë fleksibilitet për të vepruar globalisht, duke shtuar se kjo nuk nënkupton braktisje të NATO-s, por adaptim ndaj realitetit aktual ndërkombëtar.




